Projektet




Veranda C2.10





Veranda C2.10 - Objekti D3

Kompleksi banesor afarist C2.10 gjendet në lagjen Arbëria (ish-Dragodani).Ky lokacion në kuadër te bllokut C2.10 ka sipërfaqe prej 91 ari në të cilën përfshihen:Objekti A-B-C-D1-D2-D3 sipërfaqe gjelbëruese,lojëra për fëmijë,si dhe vend parkingjet(prej të cilave vendparkingjet ne bodrumin e objektit dhe ato të hapura në përdhesë).

I.Objekti D3

Është objekt i banimit me etazhitet 1B+S+P+7K + NK, ku përdhesa eshtë e destinuara për lokale afariste, katet e epërme janë të destinuara për banim kurse bodrumi është i destinuar për garazhim dhe depo. Në katin përdhesë janë edhe hapësirat e hyrjes me erëmbrojtës,pasazhi, dhe dalja në Park. Sipërfaqet e lokaleve janë fleksibile në mënyrë që investitori të dizajnojë hapësirat në bazë të nevojave dhe kërkesave të veta.Pjesa më e madhe e sipërfaqes i dedikohet banimit.Në Hyrjet e Banimi në etazhë kemi nga 4 njësi banesore.Njësitë e banimit kanë sipërfaqe prej 48-155 m2 me mundësi fleksibiliteti në organizimit të njësive banuese. Lokalet kanë qasje direkte nga Unaza e Brendshme e qytetit të Prishtinës që shtrihet skaj Hekurudhës.

Infrastruktura është e kompletuar me të gjiitha nevojat përcjellëse për lagjen duke përfshire: Rrugët, Trotuaret, Elektrika, Ujsjellësi, Ujërat e Zeza, Ndriqimi, Interneti, TV.

II. Posedon

- Kompleksi i banimit posedon leje urbanistike - 05-350-17014/1 të datës 09.07.2006 - Kompleksi i banimit posedon leje Ndertimore - 05-351-11160 dt.01.09.2011 - Banesat janë ndërtuar me standarde europiane, - Furnizimi me ujë dhe rrymë 24 orë, - Fasada e Jashtme nga Stiropori m8 - Llamarinë e Valëzuar. - Fasada e përdhesës është solare prej profileve të aluminit. - Ashensori me Id, - Hapësirat e shkallëve është e mbrojtur me sistem kundër zjarrit, - Dyert hyrëse të njësive banuese janë zjarr-qëndruese dhe të blinduara, - Dritaret janë mga PVC prodhuesi REHAU - Dyshemet i përmbushin standardet për izolim zanor, - Parket BUNGU ose i ngjashëm i klasit të parë, - Pllakat e keramikës janë të rezsitueshme ndaj lagështisë dhe rrëshqitjës, - Llogaria e sipërfaqeve është brutto,çka do të thotë që muret që janë mes banesave llogariten të përgjysmuara ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme llogariten komplet. - Rampa Hyrëse te grazhave me ID.