Profili i Kompanise
Emri i Kompanise : DUMNICA GROUP SH.P.K
Adresa: Rruga : Vicianum - Arberia 3 -Prishtinë – Veranda C2.7 – Lokali Nr 1
Veprimtaria : Prona të Patundshme, Ndërtimtari, Projektime, Konsultime.
Hisotriku
DUGAJA E SHABANIT - 1970
Në vitin 1970 ne si familje veprimtarinë afarsite e kemi filluar në sektorin ushqimorë dhe materialeve ndërtimore me themelues Shaban REXHEPI – DABINOFCI
DUMNICA COMMERCE – 1989-90
Me krijimin e kushteve Ekonomike-Juridike të sistemit të atëhershëm të viteve 90-ta u krijuan rrethanat për hapjen dhe regjistrimin e kompanive private dhe këtë mundësi ligjore e shfrytëzuam dhe me datë 15/09/1990 krijuam “DUMNICA COMMERCE,, me seli në Podujevë. “DUMNICA COMMERCE,, është njëra ndër kompanit e para private e themeluar në Kosovë gjatë viteve 89/90 nga Nexhat DUMNICA si biznes i bazuar në potencialin familjar e cila veprimtarine kryesore kishte Investimet në sektorin e patundshmërive dhe Tregtia me materiale Ndërtimore me shumicë .
DUMNICA GROUP SH.P.K - 2006
Më datën 15.09 2006 Kompania merr emrin e ri “DUMNICA-GROUP” SH.P.K, është njëra ndër kompanit e para që ka filluar ndërtimin e Objekteve Banesore dhe Afarsite me etazhitet shumkatëshe në vitin 2007 në Prishtinë. Duke u bazuar në trendet e fundit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës bashkohore e ndërkombëtare, ne kemi përfunduar Kompleksin e parë të Banimit Veranda C2.7 në Lagjen Arbëria 3 – Prishtinë. Veranda C2.7 është Projekt Arkitektonik i cili hyn në kategorinë e objekteve Ikonike të qyetit të Prishtinës me Arkitekturë dhe Funksion bashkohorë. Në vitin 2012 në Panairin Ndërkombëtarë të Ndërtimeve dhe Patundëshmerive “REALEX” Prishtina 2012 , projekti ynë fiton cmimin kryesor ” Project Of the Year” në mesin e shumë kompanive tjera prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare, të vlersuar nga një juri Profesionale të përbërë nga Arkitekt dhe Inxhinier ndërkombëtar. Edhe sot DUMNICA GROUP vazhdon me sukses të sjellë Projekte të Trendeve të fundit Bashkohore dhe Inovative.