June 4, 2024
Prishtina Business Center
Prishtina Business Center është fituese ...
Kompleksi “Tarracat e Gjelbra” është destinacioni perfekt për të jetuar në një mjedis relaksues dhe me sipërfaqe të gjelbëruara, njëkohësisht në afërsi të qendrës së kryeqytetit.
Të dëshmuar për cilësi në ndërtim, Dumnica ka sjellë projektet më të spikatura në rajon, si Kompleksin “Tarracat e Gjelbra” dhe “Veranda Residence” të pozicionuara në lagjen Arbëria, si dhe “Prishtina Business Center” me lokacion në Çagllavicë.
Zgjidh apartamentin e ëndrrave tek “Tarracat e Gjelbra” dhe përjeto një stil jete të papërshkrueshëm, ku çdo detaj është menduar për të përmbushur dëshirat dhe nevojat tuaja.
Përkushtimi ndaj standardeve të larta të ndërtimit dhe përqendrimi në krijimin e hapësirave që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të biznesit, janë vlerat për të cilat njihet Dumnica Group. Me një ekip profesionistësh të talentuar dhe vizion të qartë për të ardhmen, Dumnica Group vazhdon të krijojë dhe ndërtojë projekte që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe ambient.
Dumnica Group ofron një gamë të gjerë pronash me qira që përmbushin kërkesat e ndryshme të klientëve tanë. Nga apartamentet luksoze dhe vilat elegante e deri te hapësirat komerciale dhe zyrat moderne, ne sigurojmë që çdo pronë të ofrojë komfort, siguri dhe lehtësime të nevojshme për një jetesë ose punë produktive. Pronat tona me qira janë të vendosura në lokacione strategjike, duke ofruar qasje të lehtë në shërbimet kryesore dhe infrastruktura të zhvilluara. Ekipi ynë i përkushtuar do t'ju ndihmojë të gjeni pronën ideale që përmbush nevojat tuaja.
Dumnica Group ofron prona ekskluzive për shitje, duke përfshirë apartamente banimi, vila dhe hapësira komerciale të ndërtuara me cilësinë dhe standardet më të larta. Ne punojmë me klientët tanë për të gjetur zgjidhjet e përsosura për investimet e tyre, duke ofruar prona që kombinojnë dizajnin modern, funksionalitetin dhe lokacionin ideal. Me një portofolio të pasur pronash në lokacione të ndryshme, ne sigurojmë që çdo klientë të gjejë pronën që i përshtatet më së miri kërkesave dhe aspiratave të tij për një jetesë ose biznes të suksesshëm.
Në Dumnica Group, ne ofrojmë shërbime të avancuara konsultimi për klientët tanë, duke përfshirë këshillimin për investime në pasuri të patundshme, planifikimin arkitektonik dhe inxhinierik, menaxhimin e projekteve ndërtimore, dhe këshillimin për financim dhe kreditim. Ekspertët tanë punojnë ngushtë me ju për të kuptuar nevojat tuaja specifike dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara që maksimizojnë vlerën dhe përfitimin e investimeve tuaja. Ne ofrojmë udhëzime të detajuara dhe mbështetje profesionale gjatë të gjitha fazave të projektit tuaj.
June 4, 2024
Prishtina Business Center është fituese edhe e një cmimi ndërkombëtarë nga BIG See në kategorinë e objekteve industriale dhe zyreve.
June 4, 2024
Prishtina Business Center është fituese ...
May 29, 2024
Hapja e Panairit të Përgjithshëm “Prisht...
February 9, 2024
Solbergh Gmbh është edhe nj...
August 11, 2023
Europipe është kompani e ci...
Kompleksi "Tarracat e Gjelbra" dhe "Veranda Residence" janë të pozicionuara në Dragodan, ndërsa "Prishtina Business Center" është i vendosur në Çagllavicë.