Projektet




Veranda C2.7





 

Infrastruktura është e kompletuar me të gjiitha nevojat përcjellëse për lagjen duke përfshire: Rrugët, Trotuaret, Elektrika, Ujsjellësi, Ujërat e Zeza, Ndriqimi, Interneti, TV.

Kompleksi banesor afarist C2.7 gjendet në lagjen Arberia (ish-Dragodani).Ky lokacion në kuadër te bllokut C2.7 ka sipërfaqe prej 80 ari në të cilën përfshihen:Hyrja I,II, lamela I-II, sipërfaqe gjelbëruese,lojëra për fëmijë,si dhe vend parkingjet(prej të cilave vendparkingjet ne bodrumin e objektit dhe ato të hapura në përdhesë).

I.Hyrja I-II

Është objekt i banimit me etazhitet 2B+P+7K, ku përdhesa eshtë e destinuara për lokale afariste, katet e epërme janë të destinuara për banim kurse bodrumi është i destinuar për garazhim dhe depo. Në katin përdhesë janë edhe hapësirat e hyrjes me erëmbrojtës,pasazhi, dhe dalja në oborr. Sipërfaqet e lokaleve janë fleksibile në mënyrë që investitori të dizajnojë hapësirat në bazë të nevojave dhe kërkesave të veta.Pjesa më e madhe e sipërfaqes i dedikohet banimit.Në Hyrjen I-II gjenden nga 7(shtatë) banesa në kat.Njësitë e banimit kanë sipërfaqe prej 48-155 m2 me mundësi fleksibiliteti në organizimit të njësive banuese.

II. Llamella I-II

Është objekt i banimit me etazhitet B+P+4K, ku përdhesa eshtë e destinuara për lokale afariste, katet e epërme janë të destinuara për banim kurse bodrumi është i destinuar për garazhim dhe depo. Në katin përdhesë janë edhe hapësirat e hyrjes me erëmbrojtës, dhe dalja në oborr.Sipërfaqet e lokaleve janë fleksibile në mënyrë që investitori të dizajnojë hapësirat në bazë të nevojave dhe kërkesave të veta. Sipërfaqja kryesisht destinohet për banim.Në lamelën I-II në kat gjenden 2(Dy) banesa.Njësitë e banimit kanë sipërfaqe prej 86-146m2 me mundësi fleksibiliteti të organizimit të njësive banuese.

III. Posedon

- Objekti i Gatshëm për Banim.
- Kompleksi i banimit posedon leje urbanistike - 05-350-26925/1
- Kompleksi i banimit posedon leje Ndertimore - 05-351-12119/3
- Banesat janë ndërtuar me standarde europiane,
- Furnizimi me ujë dhe rrymë 24 orë,
- Fasada e përdhesës është solare prej profileve të aluminit.
- Ashensori me Id,
- Hapësirat e shkallëve është e mbrojtur me sistem kundër zjarrit,
- Dyert hyrëse të njësive banuese janë zjarr-qëndruese dhe të blinduara,
- Dritaret janë nga Druri me xham termopan ,(Lesna, Prodhim Slloven)
- Dyshemet i përmbushin standardet për izolim zanor,
- Parket BUNGU ose i ngjashëm i klasit të parë,
- Pllakat e keramikës janë të rezsitueshme ndaj lagështisë dhe rrëshqitjës,
- Llogaria e sipërfaqeve është brutto,çka do të thotë që muret që janë mes banesave llogariten të përgjysmuara ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme llogariten komplet.
- Rampa Hyrëse te Garazhava me ID